stampa | chiudi

Botë

19/08/2014 15:23:50

Avioni ulet me vonese

Punonjesit e kulles se kontrollit ne gjume






KINE- Avioni i kompanise China Eastern Airlines duke udhetuar nga qyteti Sanya ne ishullin Hainan drejt Wuhanit, kryeqytetit te provinces Hubei, nuk ka marre sinjal per t’u ulur ne pisten e aeroportit. Sipas policise, ngjarja ka ndodhur pasi dy prej punonjesve te kulles se kontrollit kishin rene ne gjume. Komanda eshte dhene menjehere pasi eshte kerkuar disa here nga pilotet drejtues te avionit nga drejtuesit e kontrollit te radarit, duke bere qe avioni te qendroje ne ajer per rreth 12 minuta me teper se koha e uljes normale. Menjehere pas “incidentit”, Administrata Rajonale e Qendres ka marre masa te rrepta ndaj punonjesve. Dy oficeret e kulles se kontrollit jane larguar urgjent nga puna, ndersa stafi i kontrollit te radarit eshte gjobitur me mosmarrjen e rroges mujore.

Edison Myrteza

stampa | chiudi