Kulturë
13/08/2014 13:43:28
Zbulohet varreza e Amphipolisit
Arkeologet kryejne nje zbulim teper te rendesishem ne veri te greqise. Varreze 400 vjecare para eres se re
GREQI - Arkeologet kane zbuluar nje varreze ne Amphipolis ne veri te Greqise, duke e quajtur si nje “gjetje jashte mase te rendesishme. Kryeministri grek Antonis Samaras, ka deklaruar se bashku me ekspertet perkates se varreza i perket nje figure te rendesishme ne kater qind vjet para eres se re. Nje grup i madh varrezash jane gjetur ne kodren Kasta pergjate kesaj kohe.
Drejtuesja e grupit te arkeologeve Katerina Peristeri, deklaron se “nga studimit del se kemi te bejme me kohen pas vdekjes se Aleksandrit te madh. Ky rajon po vazhdon te na surprizoje te gjitheve me thesaret e thella dhe te vecanta”.
Te tjera gjera antike jane gjetur ne Maqedoni, ne rajonin verior te Greqise, kryesisht ne zonen e varrezes se babait te Aleksandrit te Madh, Philipi i dyte. Ka patur thashetheme te ndryshme ne lidhje me vdekjen e disa figurave te njohura ne Maqedonine antike ne kodren Kasta, 600 kilometra ne veri te Athines.
Vareza ka nje siperfaqe prej 497 metrash dhe eshte ndertuar me mermer i sjelle nga ishulli i afert i Thassos. Mendohet se varreza duhet te jete ndertuar nga arkitekti i njohur i asaj kohe Dinocrates, i cili ishte edhe mik i Aleksandit te Madh.
Nje statuje prej luani eshte zbuluar brenda zones ku eshte zbuluar edhe varreza e Amphipolisit, ku sipas studiueseve statuja i perkiste kolonise se Athines dhe me pas eshte rrembyer nga Philipi i dyte.