stampa | chiudi

Botë

13/08/2014 12:52:09

Moska dërgon ndihma në kufi me Ukrainën

Ministria për emergjencat ruse ka dërguar 287 kamionë me ushqime për popullsinë ruse në Belgorod






MOSKE - Kamionë me ndihma humanitare që Rusia i mblodhi për popullatën në Lindje të ukraines, po i afrohen kufirit ukrainas. Siç referon agjencia Ria Novosti, 287 kamionë me ngjyrë të bardhë, dërguar zyrtarisht nga ministria e emergjencave ruse, janë nisur dje nga periferia e Moskës, kanë mbërritur gjatë natës në Voronezh dhe tani janë rrugës për në Belgorod. Sipas Moskës, autoritetet ukrainase kanë premtuar se do të garantojnë sigurinë e kamioneve që së shpejti do të mbërrijnë në kufirin e kontrolluar nga ushtria e Kievit, mes rajonit rus të Belgorod dhe atij ukrainas, Kharkiv.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi