Botë
10/08/2014 13:12:18
Rusia po ngordh kafshet per ushqim
Bllokimi qe Rusia u ka bere ushqimeve nga Perendimi, po sjell pasoja tek kafshet e Kopeshtit Zoologjik ne Moske
MOSKE- Kafshet ne Kopshtin Zoologjik te Moskes jane duke vuajtur shume pas sanksioneve qe perendimi i beri vendit ku ndodhen dhe bllokimit te ushqimeve nga perendimi nga ana e Rusise. Ruajtesit e kafsheve po kerkojne ne menyre urgjente te zevendesojne mishin, peshkun, frutat dhe perimet e importuara me te cilat kafshet ushqehen cdo dite.
Drejtori i kopeshtit Sergey Kapkov deklaron se “jemi duke kerkuar nje forme alternative per zevendesimin e frutave te importuara. Kafshet ne kopeshtin ketu konsumojne te pakten deri ne 100 kilogram ushqim ne dite”.
Zedhenesja e Kopeshtit Zoologjik, Anna Kachurovskaja, shton se “pothuajse te gjitha produktet ushqimore qe konsumohen nga kafshet jane te importuara. Ushqimet me te rendesishme jane frutat dhe perimet. Pjesa me e madhe e kafsheve konsumojne mollet polake pasi kane nje cilesi te mire dhe jane te lira. Produktet e importuara jane me te mira ne cilesi dhe me te lira. Madje nje pjese jo e pakte e produkteve ushqimore jane te rralla dhe nuk gjenden ne Rusi. Ne nuk mund te ndalojne se ushqyeri kafshet per shkak te sanksioneve”, daklaroi Kachurovskaya.
Zedhenesja ka nenvizuar faktin se “jemi duke menduar per nje skeme te re ne lidhje me produktet. Jemi duke u perpjekur te kontaktojme me tregetare te rinj. Problemi eshte shume i veshtire per t’u zgjidhur, pasi nje pjese e mire e kafsheve nuk eshte gati per te ndryshuar ushqimin. Madje ka kafshe qe kane preferenca te forta gjeografike ushqimi”.
Rusia importon nje pjese te madhe te peshkut nga Amerika e Jugut, pasi eshte i vetmi lloj peshku qe pinguinet e parkut hane. “Shpresojme qe qeveria ruse te gjeje urgjentisht nje menyre zgjidhjeje. Ushqmi i kafsheve bebe eshte jashte mase i pakte. Ketu kafshet keto kohe po jetojne shume keq”.
Kryeministri Dimitry Medvedev kete jave deklaroi nje embargo te plot per pjese me te madhe te ushqimeve te importuara nga Bashkim Europian, SHBA-te, Australia dhe Kanadaja. Importi i mishit te lopes, derrit, frutat dhe perimet, peshku, djathi, qumeshti dhe produktet e perditshme tashme jane ndaluar ne vendin e madh.