stampa | chiudi

Botë

09/08/2014 14:50:19

Azerbajxhani gati per lufte

Presidenti Ilham Aliev thirrje per lufte ndaj Armenise ne Twitter




BAKU- Presidenti i Azerbajxhanit ka deklaruar publikisht ne nje mesazh se vendi i tij eshte ne “gjendje lufte” me Armenine ne lidhje me rajonin teper te diskutuar te Nagorno-Karabakhut.

Duke shkruar ne gjuhen angleze ne rrjetin social Twitter, presidenti azerbajxhanas Ilham Aliev, ka theksuar se do te ndermarre nje sulm ushtarak per te rimarre serisht rajonin qe i perket territorit te tij. Rajoni ne fjale eshte subjket i nje lufte gjashte vjecare mes te dy vendeve, konflikt i cili ka perfunduar me nje marrveshje qe pas renies se ish-Bashkimit Sovjetik. Konflikti deri tani ka lene mbi 30 mije vete te vdekur. Megjithate, mbi 15 vete kane gjetur vdekjen gjate luftimeve mes dy vendeve vetem muajin e fundit.

Presidenti Aliev, ka shkruar mbi 60 mesazhe duke thene “Ne nuk po jetojme ne paqe. Ne po jetojme ne nje gjendje lufte. Lufta nuk ka mbaruar. Eshte vetem faza e pare e saj. Por faza e dyte do te nise shume shpejt. Askush nuk mund ta ndaloje ate. Ne nuk duam lufte, ne duam paqe. Por ne te njejten kohe ne duam vendin tone t’i kthehet atdheut”.

Mes te tjerash, Presidenti i Azerbajxhanit ne mesazhin e tij ne Twitter, ka shtuar se “ndjenja e patriotizmit tek ushtaret azerbajxhanas eshte shume e larte, ndersa shteti kundershtar eshte ne panik dhe ne histeri”. Ai i ka pershkruar armenet si “barbare dhe hajdute”.

“Ne do ta marrim territorin tone ne menyre paqesore ose ne menyre ushtarake. Ne jemi gati per te dyja mundesite. Ashtu sic i kemi mundur armenet ne frontin politik dhe ekonomik, ne jemi gati te ndeshemi me ta edhe per te drejten e tokes sone”, ka deklaruar Aliev ne mesazhin e tij.

Armenia eshte e lidhur me Rusine ndersa Azerbajxhani ka lidhje me Turqine, si nje vend anetar i Natos. Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin Europian eshte duke mbajtur bisedime ne lidhje me paqen mes te dy vendeve, por deri tani bisedimet kane patur sukses fare te pakte.

Edison Myrteza

stampa | chiudi