stampa | chiudi

Botė

09/08/2014 12:15:27

Itali. Burri ekzekuton familjen

Vret gruan dhe te dy femijet e tij. Nuk duronte dot vuajtjet e djalit invalid






ITALI - Kater persona kane vdekur ne San Fedele per shkak te nje vrasjeje familjare. Nje burre ka vrare gruan e tij se bashku me te dy femijet dhe me pas ka vrare edhe veten. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar karabinieret. Kaq nuk ka mjaftuar por pasi ka kryer krimin, burri 65 vjecar ia ka futur edhe vetes. Mendohet sipas grupit hetimor se vuajtjet e njerit prej femijeve i cili ishte invalid dhe me probleme shendetesore te renda duhet te kete qene edhe shkaku kryesor i ngjarjes se tmerrshme. 65 vjecari qe jetonte ne provincen e Toskanes qe prej thuajse nje viti, ishte kthyer prane familjes se tij para disa kohesh ne Basilikate. Ka pare se nuk mund te vazhdonte te duronte dot me vuajtjet e medha te te birit dhe sipas policise ka marre vendimin e ekzekutimit total te familjes.

Edison Myrteza

stampa | chiudi