stampa | chiudi

Sport

06/08/2014 16:58:09

Vodhi kartelen mjekesore te Michael Schumacher

Perfundon ne qeli autori i vjedhjes se karteles klinike te pilotit Michael Schumacher pas aksidentit ne France




ZVICER- Ka perfunduar ne qeli ne Zurih te Zvicres, i dyshuari per vjedhjen e karteles mjekesore te Michael Schumacher. Lajmi eshte bere i ditur zyrtarisht nga nje gjykate zviceriane. Burri, identiteti i te cilit nuk eshte bere i ditur, ishte drejtues i shoqerise Rega, nje shoqeri e ndihmes se shpejte me helikopter. Ky i fundit dyshohet se ka vjedhur kartelen klinike te pilotit te F1 ne Lozane.

Ne muajin qershor ne shume redaksi te vendit pas transferimit te pilotit ne Zvicer, nje emer “misterioz” Kagemusha”, kishte derguar nje e-mail ne te cilin theksonte se ofronte kartelen mjekesore te sportistit ne kembim te shmes prej 60 mije frangash zviceriane.

Policia francezi nisi me pas nje hetim te imtesishem mbi keto mesazhe te mberritura, duke arritur te lokalizoje vendin, pikerisht zyren e Regas. Shoqeria e rendesishme e ndihmes se shpejte me helikoptere me qender ne Zurih, kishte marre informacione te shumta mbi nje pacient te quajtur Jeremy Martin, ose Schumi. Te dyshuarit e pare sipas policise, kane qene mjeket te cilet e kane cuar sportistin drejt spitalit. Ata kane patur ne dore kartelen me gjendjen shendetesore te tij deri ne momentin e mberritjes ne spital.

Edison Myrteza

stampa | chiudi