Ekonomi
06/08/2014 14:10:12
Zvicra ngre listen e zeze per ruset
Vendim merret pas sanksioneve nga BE-ja dhe SHBA-te
ZVICER - Zvicra ka futur ne listen e zeze politikanet me te fuqishem te Rusise si dhe sepratistet pro-ruse ne linjen e sanksioneve te vendosura nga Bashkimi Europian.
Ideja eshte dhene per te vazhduar listen e zeze nga BE-ja dhe SHBA-te ne lidhje me zhvillimin e bizneseve dhe parate ne Zvicer.
Sanksionet sipas te gjithe drejtuesve me te larte te Zvicres dhe BE-se, jane vendosur si denim per Rusine me akuzen e shkeljes se sovranitetit te Ukraines. Por qeveria zviceriane ka vendosur te mos ngrije asetet financiare.
“Aktualisht, numri i personave te vendosur ne listen e zeze eshte 87 dhe te gjithe personat jane te lidhur direkt me konfliktin ne zonen e Luhanskut dhe Donetskut ne Ukraine”ka deklaruar qeveria e Zvicres. Madje sipas tyre, Zvicra eshte duke vezhguar rreptesisht edhe 20 organizata. Sanksionet perfshijne zyrtaret dhe biznesmenet nen mbikqyrjen e qeverise se Vladimir Putin.
Zvicra eshte nje destinacion popullor per biznesmenet elitare ruse, duke qene se edhe vendi eshte ne zonen e levizjes se lire Schengen. Ne kete menyre, BE-ja ka kerkuar menyre te re perzgjedhjeje per aplikimin e hyrjes se shtetasve ruse ne Zvicer.
Njeri nga pjestaret e Keshillit Federal Zvicerian, Johann Schneider -Ammann, ka shtuar se “Zvicra eshte duke adoptuar rregullat e BE-se, por jo nje nga nje. Rregullat perfshijne levizjen e lire direkt ne Zvicer, pavaresisht se Zvicra perfshihet ne listen e vendeve te levizjes se lire Schengen”, ka thene shefi i kabinetit.