Botë
25/07/2014 14:08:32
Te debohet nga Holanda, Maria Putin
Deklarata e nje kryebashkiaku holandez si meri ndaj Vladimir Putin. Ky i fundit akuzohet per tragjedine e rrezimit te avionit
AMSTERDAM- Inati holandez kunder Vladimir Putin, si pergjegjes “sipas tyre” per rrezimin e avionit te Malaysia Airlines MH17, si nje nga tragjedite me te medha kombetare me mbi 150 viktima ne te gjithe vendin, tashme eshte drejtuar drejt vajzes se presidentit rus. Nje kryetar bashkie ka kerkuar qe vajza e Putinit, Maria Putin te deportohet nga Holanda, vendi ku ajo jeton prej disa vitesh me njerin nga drejtuesit e kompanise ruse Gaszprom ne Holande.
Nje dite me pare ka qene edhe dita e dhimbjes per vendet e uleta. Me qindra holandeze kane pershendetur me shume dhimbje bashkekombasit e tyre te vrare per shkak te rrezimit te avionit ne zonen e Ukraines perendimore nga ku u godit nga nje rakete.
Sipas opinionit publik ne Holande, ashtu sic mendon edhe qeveria e drejtuar nga Mark Rutte, pergjegjesi kryesor per kete tragjedi qe vrau gati 300 vete eshte Vladimir Putin. Pieter Broertjes, kryebashkiaku laburist ne qytetin Hilversun, ka kerkuar ne nje interviste radiofonike qe Maria Putin, te debohet nga vendi ku po jeton si nje forme kundershtimi kunder qeverise se Moskes me ate qe beri.
Vladimir Putin eshte akuzuar se ka drejtuar protestat e separatisteve ukrainas, madje i ka furnizuar ata me rakete duke rrezuar madje edhe avionin nisur drejt Malajzise. Broertjes ka kerkuar me pas te falur ne nje rrjet social per deklaraten e tij te provokuar nga dhimbja dhe meria e momentin, por deklaratat e tij kane hapur temen e “jetes sekrete” te vajzes se Vladimir Putinit, shume e ndaluar dhe e paprekshme per mediat ruse.
Maria Putin, prej kohesh eshte lidhur me njerin nga menaxheret e Gazpromit ne Holande, Jorrit Joost Faassen. 34 vjecari holandez ka bere karriere me kolosin e gazit rus, ku gjate punes se tij ne Moske ka njohur edhe Marian.
Cifti prej disa kohesh jeton ne Voorschoten, nje qyteze ne periferi te Ajas, nga ku kane nderruar disa shtepi. Faassen dhe Maria Putin tashme jetojne ne nje vile, vend ku ka qene nje vit me pare edhe vete presidenti rus Putin. Ky lajm eshte pergenjeshtruar nga zedhenesi i Kremlinit, i cili ka thene se te dyja vajzat e presidentit jetojne ne Moske. Qe kur Putin ka ardhur serisht ne pushtet, shume pak te dhene kane dale per publikun nga jeta e tij private.
Vajzat e tij Maria dhe Ekaterina thuajse jane mbajtur ne erresire te plote nga mediat, duke pare se askush nuk ka publikuar materiale apo edhe foto te tyret. Vetem e perditshmja britanike Sunday Times, ka publikuar nje foto te Marias te bere teksa ishte nen shoqerine e te dy prinderve te saj para pak kohesh.