stampa | chiudi

Botë

23/07/2014 13:51:47

Njeriu qe Zoti e mbajti me hater

U shpeton dy dyja tragjedive me avionet e Malaysia Airlines




HOLANDE- Maarten de Jonge eshte me te vertete nje njeri me fat, pasi ka patur dy here ne dore biletat per udhetime drejt vdekjes ne te dy avionet e Malaysia Airlines ku kane ndodhur aksidentet dhe per fat te mire, te dyja heret ka nderruar bileten ne momentet e fundit.

Sportisti holandez, 29 vjec, profesionist ne ciklizem qe prej vitit 2007 eshte pjese e skuadres malajziane Terengganu Cycling. Perdorues i shumte i fluturimeve te kesaj kompanie fluturimesh per shkak te lidhjes me sportin.

Diten kur ka ndodhur edhe “renia” e avionit te pare, De Jonge ka gjetur nje bilete per fluturim direkt nga Kuala Lumpuri per ne Taiwan, ku ndodhej edhe vendi i zbritjes se tij. Ka vendosur ta ndryshoje bileten ne nje agjenci udhetimesh, pasi ka gjetur mundesine e fluturimit direkt per ne Taipei duke anashkaluar ndalimin ne Pekin, i cili do t’i kushtonte ore te tera qendrimi.

Kete here ne fakt, Zoti e ka mbajtur me hater. Per here te dyte, De Jonge ka shpetuar nga vdekja e sigurt, pasi ka vendosur ne momentet e fundit te nderroje avion duke kaluar nga Frankfurti i Gjermanise per te mberritur me pas ne Malajzi.

Ne te dyja rastet ka qene vertet nje vendim teper i rendesishem per te pa ditur se cdo te mund t’i ndodhte duke shpetuar nga vdekja e sigurt. Ne lidhje me kete ngjarje, sportisti deklaron se “gjithcka eshte fat personal”, duke shtuar se historia e tij nuk duhet te heqe vemendjen nga viktimat e tragjedise dhe gjetjen e autorit te vertete.

Edison Myrteza

stampa | chiudi