stampa | chiudi

Botë

22/07/2014 12:59:43

Faleminderit qe ma vrate vajzen

Babai i njeres prej viktimave i shkruan leter Putinit dhe separatisteve ukrainas






HOLANDE- Hans de Borst, babai i njeres prej viktimave te avionit malajzian MH17, Elsemiek de Borst, ka shkruar nje leter te gjate duke ia nisur presidentit rus Vladimir Putin si dhe liderve te separatisteve ukrainas, duke i falenderuar per vrasjen e vajzes se tij nga nje rakete e cila ka rrezuar avionin qe udhetonte drejt Majalzise.

Elsemiek de Borts, eshte njera nga 154 viktimat e fluturimit makaber te rene ne qiellin e Ukraines lindore. Babai i saj ka shkruar kete leter te gjate duke i akuzuar ata per shkaterrimin e jetes se vajzes se tij. Letra eshte publikuar nga disa gazeta holandeze dhe eshte vendosur ne proflin e Facebook-ut te babait qe ka humbur vajzen gjate tragjedise.

“Faleminderit Z.Putin, zoterinj drejtues separatiste, qeveria e Ukraines qe me vrate vajzen time te vetme. Ajo ishte 17 vjec dhe frekuentonte vitin e peste te gjimnazit Segbroek College ne Aia. Ishte duke shkuar ne Malajzi per pushime se bashku me vellain e vogel dhe nenen e saj, si dhe me njerkun. Elesemiek vitin tjeter do te shlyente provimin final se bashku me shoqet e saj te ngushta Julia dhe Marina, duke shkuar per me tej. Pasi kishte studiuar inxhinjeri ne shkollen politeknike Delft, kishte shume ambicje.

Tashme, ajo nuk eshte me gjalle. Nga qielli eshte goditur ne nje vend te huaj ku vazhdojne luftimet. Te dashur drejtues, shpresoj se ndiheni te kenaqur qe keni shkaterruar jeten e saj te re dhe se keni akoma kurajo te shihni veten ne pasqyre. Sinqerisht, akoma shume faleminderit. Shpresoj qe ta merrni kete mesazh, mbase edhe te perkthyer ne Anglisht ose ne gjuhet tuaja. Faleminderit akoma."

“Pershendetje nga babai i Elsemiek Hans de Borst ne Monster, Holande, jeta e se ciles tashme eshte nderpere.”

Edison Myrteza

stampa | chiudi