Botë
16/07/2014 12:58:18
660 vete ne pranga per pedofili
Zhvillohet operacioni 'Rrjeta e zeze' ne Britani
BRITANI- Mbi 660 te dyshuar per pedofili jane arrestuar si pjese e nje operacioni gjashte mujor kunder pedofilise dhe abuzimit te femijeve. Agjencia Kombetare e Krimit ne Britani, ka thene se 660 arrestimet perfshijne doktore, mesues, drejtues femijesh, punonjes sherbimi dhe ish oficere policie.
Arrestimet jane kryer ne te gjithe Britanine e Madhe dhe pjesa me e madhe e tyre nuk ka patur lidhje apo kontakte me policine. Policet kane deklaruar se 39 nga te arrestuarit jane regjistruar si pedofile seksuale.
Sipas oficereve te agjencise, arresimet perfshijne nje doktor i cili ka patur pamje nga abuzimet me femijet, nje gjysh i cili ka patur akses ngacmimi ndaj 17 niperve dhe mbesave si dhe nje ish punonjes policie i cili mbante te fshehur nje femije 12 vjec dhe me te abuzonte seksualisht prej kohesh.
Drejtori i Pergjithshem i agjencise Phil Gorley, shton se ne operacion jane pershire edhe pamjet e projektit te quajtur “rrjeta e zeze”. Gorley nenvizon edhe faktin se personat e arrestuar nuk mund t’i shpetojne gjykimit pavaresisht se kane perdorur internetin.