Sport
07/07/2014 06:58:22
Brazil, Scolari: 'Neymar nuk i ndjente këmbët'
Tekniku rrëfen frigen e shokëve dhe stafit menjëher pas dëmtimit të sulmuesit: 'Ishte një shock'
HermesNews - Tekniku i Brazili-t Luiz Felipe Scolari zbulon një prapaskenë mbi dëmtimin e Neymar. "Kur përfundoj në tokë - ka thënë Scolari - Marçelo i është afruar dhe e ka pyetur si ndihej. 'Nuk i ndjej këmbët' ka qënë përgjigja e tij. Marçelo ishte i terrorizuar, është sjellur menjëher drejt nga pankina, por mjeku nuk mund të hynte në fushë sepse loja po luhej. Për një moment ishte nje konfuzion i madh, ishte një shock i vërtet".
Numeri 10 i Seleçao u dëmtua pas një përplasje në lojë me kolumbianin Zuniga. Fatmirsishtë analizat të cilave i është nënshtruar nuk kanë treguar komplikime: Neymar do duhet të pushoj për rrethë 30-40 ditë, por mjeku i kombetares Jose Luis Runco ka siguruar që "nuk ka marrë dëmtim që mundë ti rrezikojn karrieren. Neymar nuk do ketë asnjë problem të rikthehet të luajë futboll".