Aktualitet
22/06/2014 14:44:50
Basha vijon turin për reputacion
Demokratët në platformën e tyre qeverisëse, do te orientohen më mirë dhe më fuqishëm drejt sipërmarrjes së lirë
MIREDITE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në kuvendet kombëtare të PD në Mirditë dhe Lezhë. "Sfida dhe qëllimi kryesor i këtyre zgjëdhjeve që po zhvillohen në të gjithë piramidën ka qënë dhe është të nxjerrim me votë ekipet e fitores. Kjo është një sfidë e përbashkët, një sfidë e gjithë anëtarëve nga i pari tek i fundit. Jeni ju që vendosni, jeni ju që zgjidhni me votë të lirë. Kemi venë votën e lirë në themel të organizimit dhe sistemit të karrierës në Partinë Demokratike. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme, është një vlerë që duhet të dimë ta përdorim me zgjuarsi dhe me përgjegjësi. Ne do të ruajmë e do të zhvillojmë me tej në publik reputacionin e një partie të mirë duke zgjedhur mirë", tha Basha.Duke sjellë në vëmendje situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, Basha ka bërë të ditur se demokratët në platformën e tyre qeverisëse, do te orientohen më mirë dhe më fuqishëm drejt sipërmarrjes së lirë, drejt Shqipërisë që punon e kërkon të punojë.