Kosovë
13/06/2014 17:32:36
Gjuha e urrejtjes në një konferencë
Përfshirja aktive e shoqërisë civile dhe përgjigjjet e duhura institucionale janë vendimtare në eliminimin e gjuhës së urrejtjes
PRISHTINË - OSBE në Kosovë çeli në Prishtinë një konferencë një ditore për marrjen e masave kundër rasteve të gjuhës së urrejtjes pa shkelur lirinë e shprehjes. Në konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 50 gazetarë, ekspertë ligjorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve nga Ballkani perëndimor, të cilët kanë shqyrtuar dispozitat dhe praktikat ligjore që aplikohen në rajon në përpjekje për ta zvogëluar gjuhën e urrejtjes. Ata thanë se përfshirja aktive e shoqërisë civile dhe përgjigjjet e duhura institucionale janë vendimtare në eliminimin e gjuhës së urrejtjes, përfshirë asaj në internet. Gjuha e urrejtjes mund t’i dëmtojë ata kundër të cilëve është e drejtuar pasi nxit diskriminim, dhunë dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut. Konferenca shënon fillimin e debatit për adresimin e gjuhës së urrejtjes në Kosovë, dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në ballkanin perëndimor.