Sport
09/06/2014 20:42:11
Brazili dėnon tifozat argjentinas
Kontrolle tė rrepta pėr tifozėt e dhunshėm europianė, sidomos ata anglezė dhe belgė
TIRANĖ - Brazili nuk lejon hyrjen ne territorin e tij te 2100 tifozeve argjentinas, te konsideruar si te dhunshem ne stadiumet e vendit te tyre, beri te ditur policia te henen, tre dite para nisjes se Boterorit 2014. Autoritetet argjentinase na kane dhene informacione per keta tifoze, te cilet jane identifikuar dhe nuk do te lejohen te hyjne ne Brazil. Ne se ka ndonje rast qe gjenden tifoze te tille, ata do te kthehen menjehere ne Argjentine, tha per AFP-ne Luiz Eduardo Navajas, shefi i Interpol Brazilit. Sipas Navajas, kontrolle do te ushtrohen edhe per tifozet e dhunshem evropiane, sidomos ata angleze, belge etj. Drejtues te policeve te 32 vendeve te kualifikuara per ne Boteror gjenden ne Brazil dhe kane nisur punen te henen ne Qendren nderkombetare te bashkepunimit policor lidhur me sigurimin ne Kupen e botes.