Aktualitet
09/06/2014 15:25:36
Rama largon privatët nga plazhi
Zënia e hapësirave publike nga privatët. Qeveria miratohen rregullat e reja për sezonin. Rama: ''Nuk do të ketë më asnjë plazh qind për qind ku ligjin do ta bëjë privati''
TIRANË - Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i vendosur për t’i dhënë fund zaptimit të plazheve nga privatët. Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të ketë më asnjë plazh qind për qind ku ligjin ta bëjë privati. Në takimin e sotëm ku u prezantua plani i masave të marra nga qeveria për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik, kryeministri Rama, krahas pastrimit, u fokusua dhe tek çështja tjetër e ndjeshme, siç është ajo e zënies së hapësirave publike në bregdet dhe shnderrimi i tyre në shërbim të subjekteve private. Rama premtoi se kësaj situate do t’i jepet fund dhe po ashtu dhe historisë që një shqiptar të paguajë ‘kur prek det e rërë’. Hap i parë është ai për t’i dhënë fund zaptimit të plazheve, kjo përmes një bashkëpunimi të patolerueshëm me kryetarët e njësive vendore dhe personave apo subjekteve që marrin me qera plazhe dhe bëjnë që prej vitesh të mos ketë asnjë metër plazh publik në Shqipëri”, u shpreh Rama. Ne, vijoi ai, do të marrim një vendim qeverie, bazuar në eksperiencën më të mirë të Mesdheut, dhe do të ndajmë qartësisht territoret dhe përgjegjësitë. "Nuk do të ketë më asnjë plazh qind për qind ku ligjin do ta bëjë privati", tha Rama.