Kosovë
21/05/2014 09:05:45
Ngujon kamarieren se u grind me klientin
Pronari kosovar ngujon kamarieren, pas një konflikti që kjo e fundit kishte patur me një klient. Gruaja arratiset me çarçaf
PRISHTINE - Leonita Tupi, punonte kamariere në Kosovë, gjatë kohës që është dhunuar fizikisht dhe është mbyllur brenda në dhomën e një restoranti në Kosovë. Lajmi u dha nga mediat kosovare dhe sipas tyre ngjarja ndodhi në Xerxe. Gjithçka kishte filluar pas një konflikti që zonja kishte patur me një klient. Pasi ka qëndruar disa ditë e ngujuar, ajo është arratisur me çarçaf dhe i ka kërkuar ndihmë një patrulle policore që ndodhej aty afër.