stampa | chiudi

Kulturë

03/05/2014 16:30:39

Të drejta dhe mundësi të barabarta

Realiteti në Shqipëri tregon se 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk janë të integruar në arsimin publik






TIRANE - Çdo vit përgjatë Javës Globale të Arsimit, organizata në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë muajit Maj, organizojnë javën globale Arsimi për të gjithë.

Nën moton TË DREJTA TË BARABARTA, MUNDËSI TË BARABARTA, Fushata Globale e Arsimit ndez reflektorët mbi të drejtën universale për arsim gjithëpërfshirës për fëmijët më aftësi të kufizuara.

Realiteti në Shqipëri tregon se 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk janë të integruar në arsimin publik, duke i bërë ata një ndër grupet më të mëdha të fëmijëve të përjashtuar nga arsimimi dhe zhvillimi !

Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që kanë në fokus të punës së tyre mbrojtjen e të drejtës së arsimit të fëmijëve në Shqipëri.

Koalicioni ka si mision avokimin për të respektuar të drejtat e fëmijëve për arsim dhe edukim, aksesin e barabartë për çdo fëmijë për të vijuar arsimin publik, ofrimin e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës si dhe ofrimin e mundësisë për arsimin e çdo fëmijë vajzë në Shqipëri.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi