stampa | chiudi

Kosovë

14/04/2014 16:58:31

Vatikani hesht për Kosovën

Shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj, ka takuar të hënën Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Selisë së Shenjtë, Monsignor Dominique Mamberti






PRISHTINË - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur një vizitë dy ditëshe në Itali, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Qeverisë italiane, si dhe të Selisë së Shenjtë.

Shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj, ka takuar të hënën Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Selisë së Shenjtë, Monsignor Dominique Mamberti, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, të arriturat dhe sfidat, si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar.

Po ashtu, Hoxhaj në këtë takim kam ripërsëritur kërkesën për njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë, në një të ardhme të afërt”, ka thënë Hoxhaj. Shefi i diplomacisë kosovare ka vizituar edhe më herët Selinë e Shenjtë në përpjekje për të shtyrë përpara axhendën lobuese dhe siguruar njohjen nga Vatikani.

Gjatë qëndrimit në Itali, ministri Enver Hoxhaj do të takojë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së re të këtij shteti.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi