Kulturë
08/04/2014 18:44:48
Martesë me internet
Artdashësit shkodranë, do të kenë rastin të shijojnë një shfaqje me tematikë të kohës
SHKODËR - “Martesë me internet”, është komedia më e re që do vihet në skenë mbrëmjen e sotme në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës (foto).
Artdashësit shkodranë, do të kenë rastin të shijojnë një shfaqje me tematikë të kohës, ku nën interpretimin e aktorëve të mirënjohur shkodranë, evidentohet përdorimi pa kriter i Facebook-ut në internet, duke u bërë një problem më vete për shumë familje shqiptare. Nga shfaqja e komedise “Martesë me internet”, në teatrin “Migjeni” Shkoder.
Një komedi e shkruar nga Fadil Kraja dhe e vënë në skenë nga regjisori Bruno Shllaku, me protogoniste kryesore, te madhin Zef Deda, aktoren e madhe të humorit shkodran, Zyliha Miloti, e cila me mjeshtrinë e saj skenike, teksa komunikon me persona të ndryshëm në internetit përmes Facebook-ut, në kërkim të dashurisë së saj, mes të cilëve edhe figura të njohura publike, si ish kryeministri italian, Berluskoni, aktori hollivudian Van Dam, apo edhe deri në njerëz krejt të thjeshtë, krijon të qeshura të shumta në sallë.