stampa | chiudi

Aktualitet

08/04/2014 18:07:22

PD, akuza Ramës për Presidentin

Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, në një deklaratë për mediat tha se Kryeministri Edi Rama ka hedhur dhe një hap tjetër drejt zaptimit dhe kapjes së institucioneve të pavarura






TIRANE - Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin për marrjen e kompetencave të Presidentit në lidhje me menaxhimin dhe drejtimin e forcave të armatosura.
Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, në një deklaratë për mediat tha se Kryeministri Edi Rama ka hedhur dhe një hap tjetër drejt zaptimit dhe kapjes së institucioneve të pavarura për interesa klienteliste dhe në dëm të shtetit. “Rama kërkon t’i marrë 11 kompetenca Presidentit të Republikës, përsa i përket drejtimit dhe menaxhimit të forcave të armatosura”, tha Bushati. Sipas tij, kjo është një këmbanë alarmi për shtetin ligjor në vend dhe ndarjen e balancimin e pushteteve sipas Kushtetutës.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi