stampa | chiudi

Aktualitet

02/04/2014 05:14:58

Gjykatësi i korruptuar, sot seanca kundër kreut të gjykatës së pukës

Ish kreu i Gjykatës së Pukës u përfshi në një skandal korruptiv i denoncuar nga një emision investigativ në vend






TIRANË - Gjykohet sot dosja kundër ish kreut të gjykatës së pukës Shtjefen Lleshit dhe tetë të pandehurve të tjerë që akuzohen për korrupsion pasiv. Trupi gjykues nis shqyrtimin e akuzave të prokurorisë ndaj Ish-Kreut të Gjykatës së Pukës, i cili po gjykohet në gjendje të lirë. Në këtë çështje janë 9 të pandehur, Shtjefen Lleshi, Bardhë Pjetri, Defrim Prençi, Farzi Xhuxhi, Fran Dashi, Liljana Shkjau, Meliha Kuka, Pal Pjetri, si dhe Pëllumb Prençi.

Të gjithë të punësuar në Gjykatën e Pukës, akuzohen për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, Prokurorit ose funksionarëve të tjerë të gjykatës, për korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorit ose funksionarëve të lartë të gjykatës; moskallëzim krimi, si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave të tretë. Ish kreu i Gjykatës së Pukës u përfshi në një skandal korruptiv i denoncuar nga një emision investigativ në vend. Në videon në fjalë shfaqeshin, sekretarja e Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau dhe Kancelaria e kësaj Gjykate, Meliha Kuka, duke marrë një shumë të konsiderueshme lekësh në emër të Shtjëfen Lleshi, si gjyqtar i çështjes dhe prokurorit të çështjes Pëllumb Prençit.

Gjykata e Shkallës së parë vendosi masën e sigurisë burg pa afat për ish-Kryetarin e Gjykatës së Pukës. Masa e sigurisë u apelua në gjykatën e apelit e cila vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deri në përfundim të gjykimit.

HermesNews - ©2014

stampa | chiudi