Botë
25/03/2014 15:03:04
Digjen fetuset e femijeve
Skandal ne spitalet britanike. Fetuset perdoren per ngrohje dhe energji
BRITANI- Polemika te shumta ne Britanine e Madhe ku disa agjenci spitalore te sistemit sanitar kombetar jane perfshire ne skandale te forta ne lidhje me “djegien e fetuseve te femijeve te abortuar” per te ngrohur spitalet apo edhe per te prodhuar energji.
Per ngjarjen ne fjale flet gazeta britanike “Telegraph”, e cila sqaron se jane 10 agjencite spitalore te cilat kane vendosur te djegin fetuset e femijet e abortuar, ndersa dy agjenci te tjera, kane perdorur trupat e femijeve per te krijuar energji dhe per t’u ngrohur. Gjate ketyre diteve, Departamenti i Shendetsise ne Britanine e Madhe, ka marre te dhena te shumta ne lidhje me kete ceshtje pasi ministri Dan Poulter ka dhene deklaraten “e papranueshme nje gje e tille”.
Sipas nje hetimi gazetaresk, ka dale ne shesh se dipecerite kane nevoje per me teper se 15 mije femije me probleme shendetsore ose te abortuar te perfshire ne 27 agjenci gjate dy viteve te fundit. Hetimi hedh drite duke shpjeguar se shume cifte kane humbur femijet e tyre gjate javeve te para te shtatzanise dhe se nuk u eshte thene asgje nga ana e spitalit ne lidhme me mbeturinat dhe fetuset e hequra nga trupi i nenes pas deshtimit te tyre.
Njeri nga spitalet me te njohur te britanise, Addenbrook of Cambridge, ka arritur te fute ne djegesin termostatik te spitalit mbi 779 fetuse, te gjithe me pak se 13 javesh nga ngjizja e tyre. Nenave u eshte thene se “fetuset thjesht jane djegur ne krematorium”.
E njejta ngjarja ka ndodhur edhe ne spitalin Ipswich. Mbetjet e fetuseve fillimisht jane cuar ne nje tjeter spital ku me pas jane futur ne djegesin termostatik. “Pjesa me e madhe e spitaleve ndjek protokollin. Dhe kjo gje duhet te jete rregull per te gjithe, nga ku kerkohet nje kontroll per te respektuar rregullat”, ka thene ministri Poulter.