Botë
25/03/2014 13:15:05
Proteste para Ambasades Malajziane
Te afermit e pasagjereve kineze kerkojne zbardhjen e ceshtjes dhe gjetjen e personave
PEKIN- Shtatembedhjete dite pas zhdukjes se avionit MH370 nga Kuala Lumpuri ne Malajzi ne drejtim te Pekinit me 239 pasagjere ne bord, qeveria e malajzise ka dhene versionin e saj mbi ngjarjen duke dhene rezultatin mbi hetimet. Sipas qeverise vendase “avioni Boeing 777 eshte zhdukur ne ujerat e Oqeanit Indian, ne njerin nga oqeanet me te ndjeshme ndaj kushteve te natyres ne glob. Askush nuk ka mbijetuar”.
Menjehere pas kesaj deklarate, sot nuk kane munguar tensionet e forta dhe manifestimet para Ambasades se Malajzise ne Pekin. Familjerat e pasagjereve kineze jane perballur me policine teksa manifestonin, duke akuzuar Kuala Lumpurin se ka genjyer dhe nuk e ka hetuar sic duhet ceshtjen, duke fshehur te verteten ne lidhje me ngjarjen.
Ne Pekin, familjaret e viktimave jane mjaft te revoltuar. Kane qene gati 200 te afermit e 153 pasagjereve kineze te cilet kane manifestuar me pankarta dhe thirrje per drejtesi para Ambasades Malajziane.“Na i ktheni femijet tane”, kane bertitur gjate gjithe kohes disa prej prinderve, teksa spjegojne se kane marre informacion pas njoftimit zyrtar se MH370 ndodhet tashme ne fund te Oqeanit Indian, ashtu sic deklaroi edhe kryeministri malajzian Najib Razak.
Republika popullore gjithnje e ka kundershtuar qe nga fillimi hetimin e kryer nga qeveria e Malajzise ne lidhje me operacionin e gjetjes se avionit te humbur. “I kerkojme Malajzise te sqaroje se mbi c’baza eshte mbeshtetur per te dhene kete perfundim kaq te pasigurt”, kane deklaruar te afermit e shtetasve kineze te ndodhur ne bordin e avionit.