Ekonomi
21/03/2014 13:50:46
Moska nuk ul ēmimin e gazit pėr Ukrainėn
Me bashkimin e Krimesė me Rusinė, termi i uljes sė ēmimit tė gazit akorduar Ukrainės pėr bazėn e Flotės sė Detit tė Zi nuk ekziston mė
MOSKĖ - Rusia njoftoi sot pezullimin e zbritjes sė ēmimit qė do ti akordonte Ukrainės nė lidhje me ēmimin e gazit nė kėmbim tė pėrdorimit tė njė baze detare nė Krime, pas vendimit tė marrė kohėt e fundit me anulimin e njė tjetėr zbritjeje tė ēmimit. Me bashkimin e Krimesė me Rusinė, termi i uljes sė ēmimit tė gazit akorduar Ukrainės pėr bazėn e Flotės sė Detit tė Zi nuk ekziston mė, deklaroi nė tė pėrditshmen ekonomike Vedomosti, Dmitri Peskov, zėdhėnėsi i presidentit rus, Vladimir Putin. Ajo tashmė nuk mund tė pėrdoret mė as de jure as de facto, shtoi Peskov. De jure, flota nuk ndodhet mė nė bazėn e Ukrainės, por nė territorin e njė rajoni tė Rusisė, deklaroi zėdhėnėsi nė njė tjetėr tė pėrditshme, Kommersant. Ulja prej 100 dollarėsh pėr 1 000 metra kub ishte vendosur mes presidentit ukrainas, mbėshtetės i Kremlinit, Viktor Janukoviē dhe presidentit rus nė atė kohė Dmitri Medvedev nė prill 2010 nė kuadėr tė zgjatjes sė njė marrėveshjeje tė pranisė sė Flotės sė Detit tė Zi nė Krime.