stampa | chiudi

Kulturė

19/03/2014 17:40:30

Papa Shqiptar qė udhėhoqi 21 vjet Selinė e Shenjtė nė Vatikan

293 vjetori i vdekjes sė Papės me origjinė shqiptare Klementit XI-Albani






VATIKAN - Ne historine e Shqiperise, vetem mbas renies se diktatures komuniste, filloi te xixellonte nje emer thuajse i panjohur nga shqiptaret, por i lidhur pazgjidhmerisht me emrin e tyre per shkak te origjines se tij: Papa Klementi XI – Albani. Gjon Franēesk Albani lindi me 23 korrik 1649 ne Urbino te Italise dhe u nda nga jeta me 19 mars 1721 ne Rome. Ishte Papa i 243 i Kishės Katolike. Shėrbeu si Papė qė nga zgjedhja e tij mė 23 Nėntor 1700 dhe deri mė 19 Mars 1721,dhe e udhėhoqi kishėn katolike universale pėr 21 vjet rrjesht duke u rreshtuar i katėrti pėr nga vitet ne krye tė Kishės Katolike mbas Shėn Pjetrit me 35 vjet, Papa Piu IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali II me 26 vjet.

Kėsaj figure madhėshtore te popullit shqiptar nuk i ėshtė kushtuar njė kapitull i domosdoshėm ne historinė e Shqipėrisė, nuk i eshte ngritur asnje bust apo monument per ta kujtuar, nuk i eshte vene asnje rruge apo asnje sheshi emri i tij edhe pse me ardhjen e demokracise ne Shqiperi mjaft historiane e studiues shqiptare filluan te hedhin ne leter shkrimet e tyre rreth kesaj figure gjigande qe na ben te ndjehemi krenar vecanerisht ne Europe apo edhe ne bote, per kete bir nene me gjak shqiptar.

Krenaria e origjinės Shqiptare e Papės Klementi XI -Albani u shfaq ne ēastin kur u zgjodh Pape. Mbas emrit te tij Papnor, ai vendosi dhe mbiemrin e vet Albani, pėr tu dalluar pėrpara botes se ėshtė shqiptar duke qene ne historine e Papeve i vetmi Pape qe “prish” rregullin duke vendosur prejardhen e tij mbas emrit papnor. E rralle por e adhurueshme per ne shqiptaret. Papa Albani ne latinisht shkruhet: “Clementes Undecimo Albani Urbinas” qe ne shqip do te thote “Shqiptari Klementi XI nga Urbino”. Kjo prehet dhe ne amanetin e tij kur po ndrronte jete: me varrosni ne menyre shume te thjeshte, por te shkruhet qe rrjedh nga gjaku shqiptar. Nje patriot i shkeqyer. Nje patriotizem qe e gjen edhe sot mbas 600 vitesh ne mes te arberesheve ne Itali.

Nė fshatin Mėrqi tė komunės Kallmet, me 14 Janar 1703 u mbajt “Kuvendi i Arbėrit” nė Kishėn e Shėn Gjonit, me pėrkrahjen e drejtpėrdrejtė tė Papa Klementit XI– Albani. Ky Kuvend ishte mė i rėndėsishmi qė zhvillohej nė Shqipėri pas Kuvendit tė Beslidhjes sė Skendėrbeut nė Lezhė dhe kishte si qėllim bashkimin e shqiptarėve dhe ndaljen e islamizimit tė Shqipėrise nga pushtuesit osmanė. Ky Kuvend ka njė rėndėsi tė madhe pėr historinė e gjuhės shqipe mbasi vendimet e kėtij Kuvendi u botuan ne gjuhen shqipe. Ky Kuvend me rendesi historike kujtohet me nje pllake te thjeshte te vendosur me mjaft modesti.

Cfare mund te kujtojme ne si popull e si komb kur nuk respektojme vlerat tona te patjetersueshme, qe nuk i mbulon dot as pluhuri i trashe i kohes, dhe qe nuk i fshenin dot as dhe plehrat qe perpiqen te mbulojne vlerat. Ne 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise u kujtuan ti bejne nje monument Ismail Qemalit, Mbretit Zog, Hasan Prishtines, i bene nje monument Adem Jasharit, shume mire qe u bene, por per te ardhur tek pavaresia e Shqiperise me 1912 a nuk u kalua nga Kuvendi i Arberit me 1703 dhe nga nje varg kontributesh te rendesishme te Papes me origjine Shqiptare ? Sot jo rralle here shohim kronika ne TV nga aktivitete te Selise se Shenjte, flasim per rendesine e marredhenieve te Shqiperise me Vatikanin dhe harrojme e nuk vleresojme se para 300 vitesh ne krye te tij ishte Papa Shqiptar qe trondiste boten me zgjuarsine dhe dipllomacine e tij. //HermesNews ©2014//

Anxhela Bushati

stampa | chiudi