Botė
13/03/2014 05:19:56
Turqia ne shesh kunder Erdogan
Zhvillohet funerali i 15 vjecarit Berkin Elvan, qe u vra nga forcat e policise
TURQI - Teksa funerali i Berkin Elvan eshte zhvilluar i qete, kortezhi qe niste nga qendra e kryeqytetit turk, ne emer te tij eshte sulmuar nga forcat e policise.
Mijera persona me pas edhe ne Stamboll ne kujtim te Berkin Elvan, 15 vjecari qe u vra ne koke bombe me gaz lotsjelles, teksa ishte duke shkuar per te blere buke per nenen e tij.
Simboli i dites kunder qeverise se kryeministrit Erdogan, eshte nderuar nga mijera persona te cilet prane vendit ku u vra i riu kane vendosur nje panine dhe disa bidona uji.
Qeveria turke aktualisht eshte ne probleme teper te renda, pas akuzes ndaj disa ministrave per kurrupsion, akuza te cilat kane perfshire edhe vete kryeministrin Erdogan.
Ai duhet te mbrohet nga publikimi i telefonatave qe i ka bere te birit ne lidhje me largimin nga Turqia dhe fshehjen e milion eurove, pasi emri i tij u fut ne listen e zyrtareve te kurruptuar te partise se tij.