stampa | chiudi

Botë

09/03/2014 15:18:13

Mjeku grek qe nuk kuron hebrenjte

Simpatizant i grupit nazist 'Agimi i Arte'




GREQI- “Jashte, hebrenjte”. Nje kujtim i tmerrshem nga koha e nazizmit po shfaqet serisht gjate ketyre javeve te fundit ne France. Nje doktor ne Selanik eshte denuar pasi refuzonte te kuronte pacientet me origjine hebreje, dhunim i se drejtes se shtetasve te vendit. Mjeku, ishte nje simpatizant i flakte i levizjes naziste “Agimi i Arte”.

Mjeku nga Selaniku, 57 vjecar, Costas Kastaniotis, eshte denuar nga drejtesia greke me 16 muaj burg pasi ka dhunuar ligjet e vendit kunder racizmit ne Greqi, duke refuzuar kurimin e pacienteve me origjine hebreje. Doktori eshte arrestuar nga policia pasi kishte shkruar ne deren e jashtme te klinikes se tij nje tabele ne te cilen shkruhej “Jashte, hebrenjte”, si dhe prane tabeles kishte disa shenja te propagandes naziste.

Hetuesit kane zbuluar se mjeku ka qene nje simpatizant i Agimit te Arte, dhe ashtu sic eshte tradite ne arte levizje, kishte madje edhe nje arsenal armes te fshehur ne banese. Per keto veprime eshte denuar me 16 muaj burg, nga ku 12 muaj denim per dhunim te ligjeve te vendit per racizmin dhe 4 muaj burg per mbajtje te armeve te zjarrit pa leje.

Por jo vetem kaq. Costas Kastaniotis eshte denuar edhe me pagimin e nje gjobe prej 2500 eurosh si dhe heqje te licenses se profesionit per 3 vjet. Doktori i ka kundershtuar akuzat duke thene se “do ta coje procesin ne Gjykaten e Apelit”. Policia i ka gjetur ne shtepi tabela me shenja te nazizmit, nje flamur si dhe materiale te propagandes se Agimit te Arte.

Edison Myrteza

stampa | chiudi