Ekonomi
04/03/2014 14:11:19
Singapori, qyteti me i dashur
Qyteti aziatik, renditet vendi me i mire dhe me i shtrenjte per te jetuar
SINGAPOR - Singapori eshte qyteti me i shtrenjte ne bote per te jetuar ne vitin 2014, sipas Economist Intelligence Unit. Valuta e forte financiare e qytet-shtetit, ka ndihmuar qe Singapori te renditet ne krye te klasifikimit me 131 qytete te botes. Madje, Singapori eshte edhe vendi me i shtrenjte ne bote per blerjen e veshjeve, duke spostuar Tokion qe mbante vendin e pare. Qytete te tjera te botes ne te cilat cmimet jane stratosferike dhe niveli i jetes eshte i larte jane Parisi, Oso, Zyrihu, Sidney dhe Kopenhagen, ndersa Tokio dhe Londra ndodhen ne vendin e 6-te dhe te 8-te.
Jon Copestake, redaktor i raportit ka thene se qytetet me te dashura per te jetuar ne bote jane ne Europe dhe Azi, pavaresisht se ne Azi ndodhen edhe qytetet me ekonomike, sidomos ne gadishullin indian. Pjesa me e madhe e qyteteve aziatike qe ndodhen ne liste, ndodhen atje per shkak te kushteve dhe cmimeve te jetes se perditshme. Jashte zones aziatike eshte edhe qyteti me pak i dashur, Damasku, i cili renditet i katerti si qyteti me ekonomik ne bote, per shkak te luftes ne Siri, gje e cila ka sjelle edhe uljen drastike te cmimeve te jetes.