stampa | chiudi

Botė

20/02/2014 08:01:47

Kore. Takohen familjaret e ndare

Takim qe pas ndarjes nga Lufta e Korese






KORE- Mbi 100 persona nga Koreja e Jugut kane mberritur ne Korene e Veriut per takimin me familjaret e tyre, ngjarje e madhe pas asaj te vitit 2010. Ritakimi, te cilin Koreja e Veriut e ka quajtur te rendesishem per normalizimin e marrdhenieve mes dy vendeve, nis nga data 20 deri ne daten 25 shkurt. Takimi zhvillohet per familjet e ndara pas Luftes se Korese.

Sot mbi 82 te moshuar te shoqeruar nga 58 pjesatare te familjeve te tyre, kane lene kufirin e Korese se Veriut. “Eshte e veshtire per njerezit te kuptojne se si ndihesh kur takon familjaret e tu pas kaq e kaq vitesh”, ka thene 70 vjecari Lee Du-young. “Por eshte nje mrekulli. Jam kaq i mallengjyer. Ai qe ka munguar ne jeten time eshte vellai im dhe jam kaq i lumtur qe do ta shoh serisht. Nuk kam me frike dhe asnje peng edhe nese vdes neser”.

Shume njerez u ndane nga familjaret e tyre pas ndarjes se gadishullit Korean pas luftes se viteve 195-1953. Lufta perfundoi me armepushim dhe qe prej asaj kohe nuk ka me asnje marrveshje dhe marrdhenie mes Korese se Veriut dhe Korese se Jugut. Mbi 72 mije koreane nga jugu ndodhen ne liste per te takuar familjaret e tyre. Pjesa me e madhe tyre jane mbi 80 vjec.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi