Botė
15/02/2014 13:20:49
Arrestohet polici kanibal
Filmon teksa gatuan koken e viktimes se tij
GJERMANI- Nje video e xhiruar shume rremujshem aq sa eshte e veshtire te dallosh dhe shohesh qarte se ctregohet, shfaq nje funksionar te policise Detlev G, teksa gatuan koken e nje funksioari te qytetit Hannover, Wojciech S. Te dy personat ishin takuar ne internet ne nje forum ku flitej per kanibalizmin. Pjesa tjeter e trupit te viktimes eshte bere ne pjese te vogla dhe eshte fshehur brenda kopeshtit te policit.
Qe kur ngjarja eshte zbuluar ne nentor te vitit 2013, kanibali ndodhet ne burg. Gjate nje momenti ka treguar ne prani te avokatit te tij se ndodhej vetem me viktimen, te cilin pasi kishin bere disa lojera te vogla e kishte vrare. Avokati ka kerkuar dy here qe klienti i tij te dale nga burgu, por te dyja heret gjykatesi nuk e ka pranuar kerkesen.
Sipas shkrimit te Bild, regjistrimi ka nisur nje dite para vdekjes se funksionarit. Ne te shihet polici i cili eshte duke folur per gjera te ndryshme kanibalizmi, si dhe per copa mishi te cilat do ti gatuante diten tjeter.
Gjate skenave qe shfaqen, shihet viktima e lidhur prane detektivit disa here nudo. Ai prekte trupin e viktimes dhe degjonte nese zemra e tij vazhdonte te rihte ose jo. Polici ne fund ka filmuar edhe momentin kur ka bere copa trupin e viktimes dhe kur gatuante koken e tij. Nuk eshte ende e qarte nese Detelev.G ka ngrene ose jo pjese te kufomes se vrare prej tij.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter