Botë
07/02/2014 14:30:31
Kanadaja ndryshime ne emigracion
Tashme 6 vjet per te marre shtetesine kanadeze
KANADA- Qeveria kanadeze ka propozuar te behen ndryshime te medha ne lidhje me rregullat per shtetesine kanadeze. Sipas planit te ri, shteti kanadez do te ndaloje marrjen e shtetesise kanadeze per shtetasit qe kane dyshtetesi te cilet dyshohen per terrorizem, spiunazh apo rrezikshmeri te larte. Aplikuesit madje duhet te kalojne edhe testin me njohuri te mira te gjuhes Angleze apo edhe Franceze.
Ministri i Emigracionit, Chris Alexander ka thene se shtetesia nuk do te jete thjesht “nje pasaporte apo dokument”. Sipas vendimit te qeverise do te shihen me imtesi dokumentat e personave me shtetesi te dyfishte te cilet “jane perfshire ne grupe te armatosura apo grupe luftarake kunder apo ndaj Kanadase”.
Propozimi i ri i qeverise kanadeze eshte edhe “pritja per 6 vjet aplikim per shtetesine kanadeze, ne krahasim me 4 vjet qe ishte me pare”. Do te duhet qe personi te jete prezent per kater nga gjashte vitet e duhura duke deklaruar madje edhe lejen e qendrimit. Aktualisht aplikantet duhet te kene leje qendrimi te ligjshme per tre ose kater vjet si banor i perkohshem ne Kanada.
“Kanadezet e kuptojne se shtetesia nuk duhet te jete vetem nje pasaporte ose dokument identifikimi leshuar nga qeveria kanadeze. Shtetesia eshte detyrim dhe pergjegjesi dhe duhet te perhape vlera per historine e vendit”, ka shtuar ministri.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter