Botë
06/02/2014 17:12:10
Turqia rrit kontrollin mbi internetin
Parlamenti në Stamboll votoi dje një ligj për rritjen e kontrollit mbi internetin. Zëdhënësi i komisionerit për zgjerim Peter Stano tha se ligji, ''shkakton shqetësim të fortë''
BRUKSEL - Parlamenti turk, që votoi dje një ligj që përforcon kontrollin e shtetit mbi internetin, ka shkaktuar një shqetësim të thellë të Bashkimit Europian, njoftoi sot një zëdhënës në Bruksel.
"Ky ligj shkakton një shqetësim të fortë pasi sjell kufizime ndaj lirisë së shprehjes", tha Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për zgjerimin e bashkimit europian, Stefan Fule. "Ligji duhet të rishikohet sipas standarteve të BE-së", sipas tij. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter