Aktualitet
17/01/2014 19:58:51
Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin e vrasjes së Janiçijeviç
Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin e vrasjes së Dimitrije Janiçijeviç, këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe i shpreh ngushëllime familjes së viktimës
TIRANË - Ministria e Punëve të Jashtme dënon aktin e vrasjes së Dimitrije Janiçijeviç, këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.Ministria e Punëve të Jashtme thekson se përpjekjet për ta destabilizuar progresin në veri të Kosovës janë të papranueshme dhe se qytetarët dhe autoritetet në Kosovë me maturi dhe përgjegjshmëri nuk duhet të lejojnë që dhuna të ndikojë në procesin e sapo nisur politik, për të respektuar vullnetin e banorëve të Mitrovicës së Veriut për formimin e institucioneve të tyre tërësisht legjitime dhe demokratike.
Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se të gjitha palët në Kosovë duhet të vazhdojnë të punojnë për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës dhe njëherësh çmon si shumë të rëndësishëm vijimësinë e zbatimi të marrëveshjes së 19 prillit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, mes Kosovës dhe Serbisë. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter