Sport
02/01/2014 14:05:14
Niki Lauda i shqetesuar per Schumin
'Vetem Zoti mund te vere dore mbi Michael'
GJERMANI- “Dikush lart po punon te ndihmoje Michael Schumacher”. Kjo eshte deklarata e thene me emocion nga Niki Landa, per gazeten gjermane Die Zeit”. Te gjithe rikujtojne aksidentin ne Nurburgring te vitit 1976 kur piloti doli i gjalle per mrekulli dhe me pas nisi te rifilloje garat pavaresisht demtimeve. “Une kam mundur te ndihmoj veten time. Ketu sot vetem Zoti mund ta ndihmoje Schumin”, shpjegon ish-kampioni i Formula 1.
“Eshte Zoti ai qe vendos ate qe ne nuk mund ta kuptojme”, ka deklaruar sportisti. “Nuk arrij ta kuptoj se si Michael nuk ka pesuar aksident si pilot, ndersa vetem dy dite me pare u aksidentua teksa bente si me familjen dhe miqte”. Niki Landa deklaron se Schumacher nuk eshte budalla te bente nje veprim te tille, duke e ditur qe do te rrezikonte. “Nuk do ta prisja kurre nga ai qe te bente dicka te tille te rrezikshme ne syte e femijeve apo edhe te familjes”.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter