Gossip
02/01/2014 12:55:02
Gazetari vishet si prift per lajm
Futet ne dhomen e Michael Schumacherit
BERLIN - Cfare nuk do te behej per nje super-lajm? Per t’iu afruar sa me shume qe te ishte e mundur Michael Shumacherit, i shtruar ne spitalin e Grenobles pas aksidentit te rende ne pisten e skive, nje gazetar i se perditshmes gjermane “Die Welt”, ka menduar qe te kaloje permes mjekut personal te sportistit duke u veshur si prift. Ngjarjen e ka treguar Sabine Kehm, menaxherja e kampionit te Formula Nje. Tentativa “e cila u zbulua”, per te hyre ne dhomen e spitalit ne orarin e ndaluar per publikun, ka ndodhur vetem pak pas nje konference shtypi ne te cilen mjeket jepnin informacione mbi gjendjen shendetesore te sportistit. “Nuk do ta kisha menduar kurre te ndodhte dicka e tille”, ka thene Kehm per gazetaret duke komentuar “genjeshtren”. Ne fakt, presioni i gazetareve ne nje rast te vecante si ky qe ka ndodhur, ka bere qe te ngrihet me kembe i gjithe grupi i punes se spitalit. Madje, gjate nje konference shtypi ditet e fundit, Gerard Saillant, neurologu dhe miku i ngushte i Schumacherit, u ka kerkuar publikisht gazetareve te mos pengojne dhe nderhyjne ne punen e mjekeve. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter