Ekonomi
31/12/2013 09:53:35
Greqia del nga plani i ndihmës ekonomike europiane për vitin 2014
Samaras, ''në vitin 2014, do të arrijmë të realizojmë hapin e madh, daljen nga plani i ndihmës ekonomike europiane të Bashkimit Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëta''
ATHINE - Greqia do të dalë nga plani i ndihmës ekonomike europiane të Bashkimit Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitit 2014 dhe nuk kemi parashikuar të kërkojmë hua të reja lidhur me rimëkëmbjen ekonomike të vendit, deklaroi sot kryeministri grek, Adonis Samaras. "Në vitin 2014, do të arrijmë të realizojmë hapin e madh, daljen nga plani i ndihmës ekonomike europiane të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar", deklaroi gjatë një interviste të transmetuar në televizion, një ditë para fundit të vitit , Adonis Samaras. "Nuk do të ketë nevojë për hua të reja për Greqinë", theksoi ai. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter