Aktualitet
07/12/2013 00:20:00
Burg për 19 vjeçarin Xhensil Lipo
Akuzohet për vrasje
POGRADEC - Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot dënimin 19 vjet burg për shtetasin Xhensil Lipo, 20 vjeç, i akuzuar për vrasjen e një 38 vjeçari në Pogradec, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë, më 12 dhjetor, kur 38 vjeçari Erion Ibi u vra me sende të forta dhe u hodh në kanal. Kufoma e tij u gjet dy ditë më vonë në fshatin Çërravë të Korçës. Shkak për vrasjen u bë një konflikt i momentit mes autorit dhe viktimës. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter