stampa | chiudi

Botë

03/12/2013 13:26:09

Venezuela ndodhet ne 'blackout'

Nderhyn presidenti Maduro per rikthimin e normalitetit





VENEZUELE- Vazhdon ende “blackout-i” ne Venezuele. Kryeqyteti Caracas dhe te pakten dhjete shtete te Venezueles kane ngelur pa ndricim dhe pa energji elektrike gjate gjithe nates per shkak te nje defekti te rende ne njerin nga centralet energjetike. “Po hetojme mbi kete ngjarje”, ka thene Ministri i Energjetikes, Jesse Chacon. Ne kryeqytet, sherbimi eshte kthyer gati gjysme ore pas defektit, por shtetet e tjera si Merida, Carbobo dhe Zulia kane ngelur per ore te tera ne erresire.

Mberritja dhe furnizimi me energji elektrike ka ndodhur pas nderhyrjes se presidentit te vendit Nicolas Maduro, si dhe pas mesazhit televiziv te dhene nga pallati presidencial ne Carakas. “Ndodhem ne Miraflores duke ndjekur kete defect te rende te ndodhur ne te njejten zone qe ndodhi edhe me pare”, ka thene Maduro edhe nepermjet Twitter, duke iu referuar nje defekti thuajse te njejte te ndodhur kete shtator.

Disa ore me vone, Maduro ka deklaruar se “ka vene ne alarm forcat e armatosura pasi ka patur disa sulme mbi industrine e naftes. Gjithcka ka ndodhur sot eshte shume e cuditshme”, ka thene ai duke rikujtuar se gjate muajve te kaluar qeveria ka rritur prodhimin e energjise elektrike dhe se nderprerja nuk ka ndodhur ne oren kur eshte edhe piku i konsumimit. Ashtu si edhe ne rastet e tjera, Maduro ka fajesuar “opoziten fashiste”, duke rikujtuar rendesine e zgjedhjeve per bashkite ne vend.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi