stampa | chiudi

Botë

29/11/2013 04:50:07

Singapor-New York. Mbyllet linja e fluturimit me e gjate ne bote

Tashme Dubai-Houston, 16 ore fluturimi





SINGAPOR- Kriza ekonomike po frenon edhe rrotat e aeroplaneve. Rritja e cmimit te karburantit dhe ulja e perfitimeve, ka bere qe kompanite e fluturimeve te mbyllin shume nga udhetimet e tyre. Keshtu mund te thuhet edhe per fluturimin me te gjate ne bote SQ21, qe eshte 9.534 mije milje.

Pikerisht per kete fluturim, duhet te kesh patjeter nje bilete fluturimi te tipit “biznes”, duke marre cmimin nga 6 mije deri ne 11 mije dollare dhe duhet te qendrosh ne avion per nje kohe deri ne 19 ore fluturimi. Tashme per te mberritur nga Singapori ne New York dhe anasjelltas, kompanite parashikojne ulje dhe shkurtim kohe ne Frankfurt dhe Los Angeles.

Rekordi i fluturimit tashme pritet te mbahet nga linja Dubai Huston, Dubai-Los Angeles dhe Johannesburg-Atlanta qe zgjat rreth 16 ore e 20 minuta pa asnje ndalim. Te tjere fluturime te tipit super te gjate, jane edhe distanca gati 13.800 kilometra nga Sydney ne Dallas per nje udhetim gati 15 ore e 30 minuta.

Edison Myrteza

stampa | chiudi