stampa | chiudi

Botë

23/11/2013 13:21:55

Denohen specialistet berthamore

Shohin porno ne vend te ruajtjes se impiantit





SHBA- Gazeta amerikane “The Washington Times”, shkruan per historine e gjashte punonjesve te larguar nga Komisioni Regullator Berthamor amerikan, te cilet kane perdorur kompjuterat e punes per te pare filma porno fale Nextflix, gjate kohes se turnit te tyre te nates 12 oresh ne repartin e sherbimit informativ berthamor.

Nje tjeter punonjes ka perdorur me teper se nje here Flickr per te kerkuar pamje pornografike, gjithnje brenda zyres. Rastet jane regjistruar mes majit te vitit 2011 dhe shtatorit 2012. Ne njerin nga rastet, njeri nga agjentet ka nderhyre per te pare mes 100 fotove dhe videove ne kompjuterin e sherbimit te punes.

Rastesisht pas marrjes se njoftimit, hetuesit kane zbuluar se nje tjeter punonjes ka perdorur lejen e nje punonjesi tjeter per te kerkuar filma porno me clesin “gra te nxehta”. Dhe per te gjithe ata qe nuk e dijne, ndertesa ku kane ndodhur keto ngjarje ka per detyre te mbikqyre prodhimin e energjise berthamore ne SHBA. Procedura penale e brendshme ka cuar ne serine e denimeve te te gjithe personave, te cilat shkojne nga tre dite pushim pune deri ne heqjen e licences.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi