stampa | chiudi

Botë

22/11/2013 13:52:23

Lind vullkan i ri ne Polin e Jugut

Rrezik per shkrirjen e nje akullnaje te madhe





ANTARKTIDE- Nje vullkan po lind nje kilometer e gjysme poshte nje akullnaje ne Antarktiden perendimore e quajtur Marie Byrd Land, ku vetem disa ore me pare nuk ishte sinjalizuar asnje aktivitet. Zbulimi i deklaruar nga nje reviste gjeografike, jep te dhena te rendesishme mbi bilancin e mases se antarktides dhe mund te spjegohet pjeserisht gjate viteve te fundit shkrirja e pjesshme e akullnajes.

“Behet fjale per nje monitorim te pare sizmik te ketij rajoni”, deklarohet ne reviste. “Fale ketij monitorimi qe e kemi zhvilluar nga viti 2010-2011, jane verifikuar dy shkembinj te karakterizuar nga qindra levizje te lira me hipoqender mes 25 dhe 40 kilometrash thellesi dhe me frekuence te zakonshme si te termeteve.

Kerkuesit nuk theksojne se riaktivizimi i vullkanit te ri nenakullnajor do te kete force te kaloje mbi nje kilometer nen siperfaqen e akullnajes dhe te dale ne siperfaqe, por ata jane te bindur se akullnajat e lidhura do te shkrihen disi

Sipas te dhenave te publikuara ne raportin me te fundit, gjate dhjete viteve te fundit, rasti i shkrirjes se akullnajes se antarktides ka shkuar nga 30 ne 150 miliarde tonelata per vit. Problemi aktualisht eshte se kjo ulje e akullnajes varet nga ngrohja globale dhe kjo eshte me e forte sesa vullkanet nenakullnajore.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi