stampa | chiudi

Aktualitet

18/11/2013 14:53:04

82 milion Euro per Shqiperine nga Keshilli i Europes

KE, ndihme financiare per 19 projekte ne vend






BRUKSEL - Komisioni Europian ka adoptuar programin kombetar te vitit 2013-te per Shqiperine nen “Instrumentat per Ndihmen Para Aderimit”.

Programi 82 milion Euro, do te financoje 19 programe per nevojat me te rendesishme te vendit, duke dhene ndihme ne reformat dhe investimet ne zonat me te rendesishme si ne qeveri, drejtesi dhe çeshtjet e brendshme, transport, punesim dhe ceshtjet sociale, ashtu si edhe ne programet e agri-kultures dhe zhvillimin rural
.
Megjithate, reformat dhe investimet ne sistemin e mbojtjes ndaj femijeve jane me te rendesishmet. Te drejtat e femijeve dhe ligjet per mbrojtjen jane ceshtje serioze ne Shqiperi. Shume femije vuajne ndaj dhunes, abuzimit, neglizhences, trafikimit dhe diskriminimit.

“Shqiperia eshte vendi kryesor per trafikimin e te riturve dhe femijeve, duke perfshire edhe lypjen e detyruar nga femijet. Procesi kerkon nje bashkepunim me te mire mes agjencive te zbatimit te ligjit dhe sherbimeve sociale”, eshte thene ne progres-raportin e Bashkimit Europian per Shqiperine, nje muaj me pare ne Bruksel.

Persa i perket punes se femijeve, amendamenti ne Kodin e Punes, krijon nje mekanizem ndihmes per femijet te cilet jane te perfshire ne pune dhe qe presin adoptimin e ligjit. Numri i femijeve qe punojne “sidomos rome”, duke lypur ne rruge apo qe jane subjekt te formave te keqija te vjedhjeve dhe dhunes, ngelet shume i larte.

Numri dhe kualiteti i sherbimeve te mbrojtjes se femijeve ne Shqiperi si “Child Protection Units”, vazhdon te ngelet i ulet ne termin financiar, sherbimin njerezor dhe impaktin e ndjeshmerise. “Jane 155 organizata per mbrojtjen e femijeve ne bashki dhe komuna. Nga keto 155 organizata, 25 punojne me kohe te plote, ndersa te tjeret jane punonjes sociale te sherbimit me kohe te pjesshme. Numri i organizatave ka nevoje te rritet. Linjat per ndihmen kombetare ndaj femijeve ne raste urgjente dhe sherbimet e shpejta jane te ngritura nga organizata jo qeveritare dhe financime te dhuruara”, thuhet ne progres-raportin e BE-se. Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi