stampa | chiudi

Botë

15/11/2013 15:57:47

Goditet rrjeti i pedofileve

Shpetohen mbi 350 te mitur qe abuzoheshin





KANADA- Me operacionin “Project Spade”, policia kanadeze ka bllokuar nje shtepi te prodhimit te materialeve te ndaluara per femije, duke arrestuar me qindra pedofile te cilet ishin duke xhiruar me femije filma te ndaluar. Femijet ishin edhe viktimat e tyre.

Azov Film, eshte nje shtepi filmash kanadeze qe zyrtarisht shperndan video “te ndaluara”, duke regjistruar edhe filma me femije. Pronari i shtepise quhet Biran Way, nje 40 vjecar i denuar qe ne vitin 2011. Hetimeve dhe me pas kapjes, u kane dhene dore sinjalizimet e mberritura nga nje website kanadez, qe ndihmon ne sinjalizimin e antipedofileve online. Siti kishte marre sinjalizime te shumta mbi Azov Film, te cilat me pas ia ka transmetuar policise se Torontos duke nisur keshtu edhe kapjen.

Ne kompjuterat e tyre jane gjetur mijera pamje te ndryshme, mes te cilave edhe ato te femijeve qe ishin duke kryer marrdhenie seksuale, te cilet frekuentoheshin dhe abuzoheshin. Sipas policise se Torontos, hetimet kane dhene ndihmen e pare duke bere qe femijet te lirohen nga tutoret. Nje numur prej 350 te miturisht nga mosha 5 vjec e lart, jane shpetuar. Te pakten 330 prej tyre jane gjetur nga policia dhe jane identifikuar vendet e lindjes. Per momentin shume prej tyre jane neper qendra sociale nen kujdesin e psikologeve dhe mjekeve specialiste.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi