Botë
15/11/2013 10:14:45
Ligje te ashpra ndaj pedofileve
Maqedonia diskuton ligjin per denim maksimal
MAQEDONI- Maqedonia ka menduar qe “te merren vendime me te renda kunder pedofileve”, duke pare edhe te ardhmen e tyre dhe te vendit. Kjo eshte menyra ne te cilen vendi ka reaguar ndaj rritjes se numrit te abuzimeve mbi te miturit.
Maqedonia do ta diskutoje ligjin mbi pedofiline duke e bere shume “dramatik”. Ne kete menyre qeveria konservatore ka menduar per denimin i cili nga denim i lehte te shkoje deri ne “denim me burg mbi 20 vjet”. Projektligji qe eshte prezantuar sot, parashikon per te gjithe ata qe do ta thyejne ligjin, denim mbi 25 vjet. Ligji aktual jep nje denim maksimal prej 15 vitesh burg per raste me te renda te abuzimit seksual ndaj te miturve.
Ne Maqedoni, pedofilia eshte nje problem ne rritje. Nje shoqate e cila merret me “mbikqyrjen e te miturve”, ka thene se prej kohesh qeveria aktuale jep denime teper te lehta. Ajo nuk duhet t’i jape abuzuesit mundesi te perserite krimin pasi te jete serisht i lire. Nuk behet akoma e ditur se kur ligji do te diskutohet dhe do te miratohet ne parlament.