Botë
14/11/2013 06:59:01
Del ne shitje shtetesia malteze
650.000 Euro cmimi. Joseph Muscat publikon planin
MALTE- Malta po mendon te shese shtetesine per ishullin mesdhetar me nje cmim prej 650.000 Euro. Kryeministri Joseph Muscat, ka dhene disa te dhena per planin ne fjale, nga ku mendohet se do t’i jape mundesine bleresve te shtetesise malteze, pune dhe leje qendrimi ne Bashkimin Europian dhe se vendit do t’i sillte nje perfitim prej 30 milion Euro brenda vitit te pare. Muscat deklaroi se 45 personave do t’u shitet shtetesia malteze gjate 12 muajve te pare te vitit te ardhshem, ndersa mbi 300 shtetesi te tjera pritet te aplikohen vitin tjeter.
Partia Nacionaliste ne opozite ne vend, e ka kundershtuar fort kete plan, duke thene se “ky veprim nuk ka lidhje as me shtetesine dhe as me investimet”. Lideri i parties Simon Busuttil, deklaroi ne parlament se Malta mund te mbylle procesin e taksave ashtu si edhe vendet Karaibe.
Busuttil, shtoi se po mundohet te mbledhe firmat e duhura per te detyruar parlamentin te marre vendimin e ketij plani ne nje referendum. Ne fillim te ketij viti, Muscat theksoi se “Malta nuk do te jete njeri nga vendet e tjera te BE-se qe kerkon ndihme financiare, pasi ekonomia po rritet dhe debiti i vendit eshte nen kontroll”.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter