Botė
12/11/2013 05:44:03
Denohet gjinekologu abuziv
Fotografoi pjeset intime te mbi 1 grave
GJERMANI- Nje gjinekolog qe kishte fotografuar ne menyre te fshehte mbi 1000 paciente ne Gjermani, eshte denuar me tre vjet e gjysme burg. Kete here ai nuk i shpetoi denimit, por sipas vendimit te dhene nga nje gjykate ne Frankenthal ne zonen jug-perendimore te Renania Palantinato, mjeku nuk mund te ushtroje profesionin e tij kater vjet pas kryerjes se denimit.
Sipas gjykatesit, gjinekologu ka dhunuar pjeset intime te grave ne 1.467 raste dhe eshte shpallur fajtor per abuzime seksuale ne tre raste. Mjeku, i cili ka publikuar pamjet nga viti 2008 deri me 2011-ten, ka humbur licencen e tij mjekesore dhe ka mundesi qe te mos e marre me. Pas denoncimit nga dy ndihmese prej nje kohe te gjate, hetuesit kane nisur punen duke gjetur me qindra foto nga mbi nje mije pacientet e gjinekologut.
Avokati i mjekut ka shtuar se vendimi ka kaluar pritshmerine dhe se do te shkoje ne nje shaklle tjeter te gjyqesorit. Gjate procesit, gjinekologu i permendur me merin Joachim K, ka deklaruar se ka fotografuar pacientet. U kerkon atyre te falur, por kundershton fort akuzat per dhune seksuale.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter