stampa | chiudi

Botë

12/11/2013 05:19:26

Suedia do te mbylle disa burgje

Nuk ka te denuar te mjaftueshem





SUEDI- Ne Suedi te burgosurit qe nga viti 2004 mbushin qelite vetem me shifren e 1 per qind. Kane patur nje rritje me 6 per qind ne vitin 2011, ndersa pas vitit 2012 parashikohet qe perqindja e te burgosurve te ulet nen 1 per qind. Autoritetet suedeze, ne fakt kane menduar te mbyllin kater burgje dhe nje qender kontrolli.

Shtepite “qeli”, tashme te mbyllura jane ato ne Aby, Haja, Batshagen dhe Kristianstad. Dy prej ketyre do te dalin ne shitje, ndersa dy te tjerat do te kthehen pak nga pak ne zyra qeveritare. Nils Oberg, drejtor i Sherbimit te Burgjeve ne Suedi, thekson se keto ndertesa duhet te ndryshohen nga burgje ne sherbime te tjera qeveritare ose sociale. “Shpresojme qe forca qe kemi percjelle tek te denuarit, te kthehet ne nje rehabilitim dhe ata te nisin jeten e tyre. Por nuk besoj se ky veprim do te mund te kaloje 6 per qind te te burgosurve ne te gjithe vendin”, ka thene Oberg. Qe nga viti 2011 ka nje vendim nga Gjykata Supreme e Suedise, ne te cilin theksohet se “duhet te jepen denime te uleta per te denuarit per droge”.

Edhe sipas Hanns von Hofer, professor i kriminologjise ne Universitetin e Stokholmit, ideja e burgosjeve duhet te ndryshoje, duke ndryshuar nga denime tek dhenia e ndihmes per ata qe merren me droge dhe vrasje”. Nga viti 2004 deri ne vitin 2012, numri i personave te burogusur per dhune, droge dhe krime eshte ulur nga 36 per qind ne 25 per qind deri ne 12 per qind. Sipas te dhenave zyrtare, popullsia neper burgje eshte ulur shume per thuajse 10 vjet. Aktualisht jane 4.852 te burgosur ne nje vend me popullsi 9.5 milion banore. Vendet me numrin me te larte te te burgosurve ne bote jane SHBA-ja, Kina, Rusia, Brazili dhe India.
Na ndiqni dhe në Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza

stampa | chiudi