Sport
08/11/2013 04:22:00
Oslo kandidon per Lojerat e 2022-te
Lojerat Olimpike Dimerore mund te kthehen ne Norvegji
NORVEGJI- Oslo do te kandidoje per Lojerat Olimpike Dimerore 2022, duke kerkuar te riktheje lojerat ne Norvegji pas atyre te Lillehammer ne vitin 1994. Ingunn Olsen, zedhenes per Komitetin e Lojerave ne Norvegji, deklaron se kryeqyteti norvegjez do te hedhe kandidaturen per te fituar nga Komiteti Nderkombetar Olimpik. Por ende nuk eshte derguar letra zyrtare.
Oslo ka zhvilluar Lojerat Olimpike Dimerore ne vitin 1952, ndersa lojerat e Lillehammersit jane konsideruar si lojerat me te mira dhe me te suksesshme per dimrin. Per te fituar te drejten e zhvillimit te ketyre lojerave, kane dhene deklaraten e tyre edhe qyteti ukrainas Lviv, Pekini dhe qyteti verior kinez i Zhangjiakout, si dhe Almaty ne Kazakistan. Nje referendum do te zhvillohet kete te djele ne Gjermani per te propozuar qytetin e Mynihut. Polonia dhe Sllovakia pritet gjithashtu, te kandidojne per lojerat. Komiteti Nderkombetar Olimpi do te beje perzgjedhjen e Lojerave Olimpike Dimerore per vitin 2022, pikerisht ne vitin 2015.